MENU
klinika

"Partia e profesore Monikës, hataja më e madhe"

Rama sulmon opozitën nga Elbasani: PD vjen vërdallë si…

20.04.2021 - 18:27

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën, duke e cilësuar PD-në si aeroplan pa bisht, ndërsa LSI-në si hata të madhe.

Nga stadiumi “Elbasan Arena” ku mbylli fushatën eletorale për këtë qark, Rama i kërkoi qytetarëve që të votojnë PS-së sepse do votojnë djemë dhe vajzat e tyre, e jo kandidatë të ardhur nga Tirana sikurse i ka opozita.

Rama: Dua t’i them dy llafe atyre të Kalasë sepse kam një problem me ata. Elbasani sot ka mundësinë të zgjedhë një skuadër e cila është krijuar për Elbasanin. Këtu nuk ka njerëz që i kemi sjellë nga Tirana për të marrë vota. Këtu janë të gjithë nga Elbasani dhe qershinë mbi tortë e kemi marrë nga Kalaja, Evis Kushin.

Për ata të Kalasë, i them që të votojnë për Evisin sepse votojnë për fëmijët e tyre që nuk kanë të drejtë vote. PD vjen vërdallë si aeroplan pa bisht. Çfarë arsye ka për ta votuar PD? Më thoni një, hajde më tregoni një tullë që vuri për Elbasanin, jo 100 mijë, por 1 tullë, hajde më tregoni një shkollë që PD e ndërtoi në Elbasan, hajde më tregoni çfarë bëri PD për Universitetin e Elbasanit, po për spitalin e qendrën shëndetësore?

PD nuk e meriton që Elbasani t’ia hedhë sytë, pa llogaritur pastaj atë partinë tjetër të profesore doktoreshë Monika Kryemadhit se ajo është hataja më e madhe. Në qytetin e Kostandin Kristoforidhit të votosh Monika Kryemadhin, do të thotë të ngresh nga varri të gjithë rilindasit e Elbasanit, do të thotë të ofendosh historinë e këtij qyteti, të kësaj zone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN