MENU
klinika

Kontinenti ‘përmbytet’ nga kokaina

Raporti i Europol: Shqipëria furnizuesi kryesor i kanabisit në Evropë e ndjekur nga…

12.04.2021 - 17:17

Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit bimor trafikuar në Bashkimin Evropian pasuar nga Maroku, Afganistani, Libani dhe Siria.

Në këtë përfundim arrin Europol në një raport publikuar sot “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe të Organizuara”.

Sipas raportit, rrjetet kriminale merren me trafik kanabisi janë shumë të organizuara. “Ata janë tipikisht në mënyrë hierarkike të strukturuar me role dhe nivele të përcaktuara mirë përreth drejtuesve ose relativisht të organizuar fort por e pastrukturuar dhe i rrethuar nga një rrjet individësh të angazhuar në veprimtari kriminale. Një pjesë e madhe e rasteve raportuar në Europol duke shfaqur dhunë fatale dhe serioze kanë të bëjnë me drogë, në veçanti me tregtinë e kanabisit”, thekson raporti.

Përveç Shqipëria, shqiptarët duket se kanë shtrirë gjerësisht veprimtarinë e tyre në fushën e kanabisit edhe në Spanjë. Europol bën me dije se grupet kriminale kryesisht nga shtetas shqiptarë, kanë krijuar fabrika të prodhimit në shkallë të gjerë të kanabisit me tre-katër korrje në vit në zonat e qeta në periferi të Barcelonës në Spanjë.

Duke vjedhur energjinë elektrike, ata kanë shkaktuar humbje në rrjet prej mbi 1.5 mln euro. Pasi u korr, kanabisi bimor u dërgua në Holandë i fshehur në paleta të ngarkuar në kamionë. “Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimit”, thekson raporti.

Situata në Evropë

Pandemia e koronavirusit mund të ushqejë krimin e organizuar për vitet që do të vijnë në Evropë, një kontinent tashmë në “pikën e thyerjes” nga një përmbytje e paparë e kokainës, paralajmëroi të hënën agjencia e policisë e BE. Në raportin e saj kryesor katër-vjeçar, Europol tha se bandat kriminale gjithnjë e më të dhunshme ka të ngjarë të marrin pjesë në bizneset legjitime të lëna në rrezik nga dëmi ekonomik i shkaktuar nga Covid-19.

Kriminelët po ofrojnë gjithashtu vaksina të rreme të koronavirusit dhe komplete testimi në shtëpi ndërsa kërkojnë të përfitojnë nga përpjekjet globale për t’u rikuperuar nga virusi, tha agjencia me bazë në Hagë.

“Ne jemi në pikën e thyerjes,” tha drejtori i Europol Catherine De Bolle në një intervistë.

Ndikimi në jetën e qytetarëve, në ekonomi, në shtetin e së drejtës është shumë i madh. Kjo është ajo që shohim nga ky … raport.”

“Vlerësimi i Kërcënimit të Krimit të Rëndë dhe të Organizuar” është një raport i thelluar i lëshuar çdo katër vjet i cili do të përdoret nga vendet anëtare të BE për të vendosur përparësitë e luftës kundër krimit deri në vitin 2025.

Nivele ‘të papara’ të kokainës

Europol tha se tregtia e drogës në veçanti ishte duke nxitur korrupsionin në të gjithë BE-në, të cilën De Bolle shtoi “preku të gjithë nga punëtorët e bankave tek politikanët” dhe u përdor në pothuajse tre të katërtat e të gjitha krimeve të rënda.

“Sasi të pashembullta të kokainës trafikohen në BE nga Amerika Latine, duke gjeneruar fitime prej miliarda eurosh” për kriminelët në Evropë dhe Amerikën e Jugut, tha agjencia.

Pastërtia e kokainës që mbërrin në Evropë ishte “në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në BE”.

Tregtia e kokainës “nxit ndërmarrjet kriminale që përdorin burimet e tyre të mëdha për të infiltruar dhe minuar ekonominë e BE-së, institucionet publike dhe shoqërinë“, tha Europol.

Bastisjet e policisë në portet kryesore të BE-së si Antwerp, Hamburg dhe Roterdam kanë parë konfiskime rekord duke përfshirë një dërgesë prej 23 ton kokainë nga policia holandeze dhe gjermane në fund të shkurtit.