MENU
klinika

Presidenti i parë i Interit!

Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

25.04.2021 - 15:16

         Giovanni Paramithiotti – Gjon Paramithioti ishte shqiptari nga Çamëria, i cili themeloi klubin e futbollit të Interit, si edhe presidenti i parë i Interit.

Skuadra e futbollit të Interit të Milanos u themelua në 9 Mars 1908 me emrin Internacionale Milano. Giovanni Paramithiotti lindi në Venecie dhe nuk ka shumë të dhëna për të, por vdiq më 1936 në SHBA.

Ai rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Të huajt e konsiderojnë hebre, grek e venedikas, por një gjë nuk kanë mundur t’ia fshehin, t’ia zhdukin: mbiemrin që ai trashëgon nga origjina e familjes së tij, nga Paramithia e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin.

Paramithia nuk ka patur asnjëherë grekë, venedikas apo hebrenj vendas.

Këta të fundit erdhën në mesin e shekullit XIX, si shërbëtorë apo tregtarë të vegjël, dyqanxhinj, atëherë ku familjet e mëdha shqiptare u larguan, si fillim nga presionet e pushtetit osman dhe më tej, nga gjenocidi grek.

Nga familja e madhe Parmithioti kanë dalë shumë figura te njohura, të cilët, bashkë me familje të tjera shqiptare dhanë një kontribut të madh në themelimin dhe forcimin e shtetit grek, në shek e XIX, siç njihet në histori.

Familja Paramithioti, bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zviceran dhe me vëllezërit Roçild (Rothschild) themeluan më 1841, Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Idrizi shpjegon 'misterin' e pagesës greke

Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo shqiptari