MENU
klinika

Grabitet një argjendari

Të shtëna me armë zjarri në mes të Vlorës

29.04.2021 - 10:23

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në Vlorë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00, ku një person i armatosur ka hyrë në një argjendari duke kryer grabitjen.

Pasi ka kryer grabitjen, autori është parë të largohet me nje arme dhe me një çantë, ku mendohet se kishte sende me vlerë. Policia ka arrestuar shtetasin Martin Kapllanaj, i cili pasi kreu grabitjen ka dalë me një armë gjahu dhe një çante me sendet me vlerë, të grabitura nga argjendaria.

Mësohet se autori ka hyrë në ambientet e argjendarisë, duke kërcënuar, ndërsa pronarja e shtrirë në tokë kërkon ndihmë. Autori ka qëlluar edhe me armë zjarri, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm solli panik tek qytetarët.

Njoftimi i policise

Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi  M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet për infektim me Covid-19

Largohet komisioneri i votimit në Vlorë