MENU
klinika

"Për të mirën e përbashkët"

Thirrja e Sorecës në prag të zgjedhjeve: Me 25 prill shqiptarët të votojnë masivisht

15.04.2021 - 17:22

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ku i kërkon shqiptarëve që të votojnë masivisht.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thotë se shpreson që me 25 prill të gjithë të votojnë për të mirën e përbashkët të vendit.

“Shpresa jonë është që më 25 Prill të gjithë të ushtrojnë të drejtën dhe detyrën e tyre për të votuar duke pasur parasysh të mirën e përbashkët, e cila është gjithashtu qëllimi i çdo aktiviteti politik”, shkruan Soreca.