MENU
klinika

shpëton fëmija (Detajet)

Tragjike në Fier, 30-vjeçarja humb jetën në sallën e lindjes

12.04.2021 - 11:44

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e Fierit, ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë pak momente para se të futej në operacion.

Bëhet fjalë për një 31-vjeçare nga Mallakastra. Mësohet se Elisabeta Lamaj sapo kishte bërë spinalen, ishte ndjerë keq dhe kishte ndërruar jetë. Të gjendur në këto kushte mjekët kishin ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën.

Përmes operacionit u bë e mundur shpëtimi i foshnjës, një vajzë. Pasi u përballën me lajmin e hidhur, familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit të Fierit, ndërsa kanë bërë denoncim në polici.

Pritet që prokuroria të nisë hetimet. Mësohet se viktima ishte në pritje të bëhen nënë për herë të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Snajper, dhjetëra fishekë e drogë në shtëpi