MENU
klinika

Rekordi mund të thyhet nga Hansi Flick

Trajnerët që fituan më shumë në 50 ndeshjet e para

08.04.2021 - 12:30

Pas përfundimit të ndeshjeve të para të raundit çerekfinale të Champions League, Zinedine Zidane kaloi Pep Guardiolën. Francezi u bë trajneri i dytë në historinë e Ligës së Kampionëve që fiton më shumë ndeshje në 50 sfidat e para.

Fitorja e Real Madrid 3-1 ndaj Liverpool e çoi Zidane në 31 takime me sukses, duke lënë pas Pep Guardiolën me 1 ndeshje më pak, i cili fitoi 30 në 50 ndeshjet e para kur drejtonte Barcelonën.

Megjithatë, asnjë nuk krahasohet për momentin me Jupp Heynckes që drejtoi me sukses Bayern Munchen në dy periudha të ndryshme. Në 50 ndeshjet e para në Champions League ai fitoi 32 të tilla, duke lënë poshtë vetes emra të mëdhenj të trajningut botëror.

Në vendin e katërt gjendet Vicente Del Bosque me 29 ndeshje dhe mbyll “top 5” Diego Simeone me 28 ndeshje duke drejtuar Atletico Madrid.

Këta trajnerë kërcënohen për momentin vetëm nga Hansi Flick, i cili në një vit e gjysmë nën drejtimin e Bayern Munchen ka fituar 15 nga 17 ndeshje në total. Me këtë ritëm ai me siguri mund të thyente rekordin e Heynckes.