MENU
klinika

Para "Euro 2020"

UEFA me plan të qartë, vaksinë për futbollistët

11.04.2021 - 11:44

Kampionati Europian po afron dhe UEFA po punon me komisionet e saj mjekësore, për të siguruar një Europian sa më të qetë dhe për të mos pasur të infektuar gjatë muajit ku futbollistët e përfaqësueseve do të lëvizin në disa qytete të Europës për të luajtur.

Qeveria europiane e futbollit po planifikon të vaksinojë të 600 futbollistët e grumbulluar për kompeticionin, bashkë me stafet e tyre teknike dhe të federatave përkatëse, me qëllim që qëndrimi dhe udhëtimi i tyre të jetë i sigurt.

Ka qenë pikërisht vatra e infeksionit që preku Italinë në eliminatoret e botërorit në fund të muajit të kaluar, që ka bërë drejtuesit e UEFA-s të reflektojnë mbi këtë çështje, duke qenë se te “të kaltrit” u prekën rreth 20 persona staf teknik dhe futbollistë.

Protokollet mjekësore të federatave, të miratuara edhe nga UEFA, nuk ofrojnë siguri për një Europian pa infektime, ndaj qeveria europiane e futbollit e ka të qartë se vetëm me vaksinim dhe imunizim mund t’ia dalë të garantojë një kampionat të qetë.

I shtyrë nga vera e kaluar pikërisht për shkak të koronavirusit, Kampionati Europian do të luhet këtë verë edhe me praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit, pasi 8 nga qytetet pritëse kanë marrë zyrtarisht miratimin për hapjen e pjesshme të impianteve përkatëse.

Ndërsa 4 të tjera kanë afat deri më 19 prill për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. UEFA nuk ka marrë asnjë garanci nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Irlanda, me të katër vendet që kanë 8 ditë kohë për të kthyer një përgjigje ose të rrezikojnë që t’u hiqet e drejta e organizimit, me ndeshjet e planifikuara në vendet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin