MENU
klinika

Europa League

United ia del në Spanjë, Ajax përmbyset nga Roma

08.04.2021 - 22:00

Pas Champions League, edhe Europa League ka dhuruar plot emocione në ndeshjet e para cerekfinale. Manchester United fiton 2-0 në transfertë ndaj Granda-s, e cila nuk mundi më të surprizojë, që merr pjesë për herë të parë në kupat e Europës.

Golin e fitores për “Djajtë e Kuq” e shënoi Rashford në mesin e pjesës së parë. Ky gol mbeti fuqi deri në fund. Vendasit meritonin një barazim në fund, megjithatë nuk u treguan të saktë në finalizim. Dhe po nuk shënove e pëson, Fernandes shënon golin e dytë me penallti.

Spektakolare ndeshja mes Ajax dhe Roma-s. Sfida ishte e ekuilibruar pjesën e parë, por një gabim i miqve bën që Klaassen të ndëshkojë Romën. Pjesa e parë përfundon 1-0. Në të dytën, në 53’, ka penallti për Ajax, por kapiteni Tadic gabon, teksa gjuan në qendër, aty ku portieri Lopez e pret.

Ndeshja ndizet totalisht, Roma në 57’, barazon pas gjuajtjes së Pellegrinit, portieri vendas gabon. Holandezët vetëm sulmojnë dhe krijojnë shumë raste, teksa portieri mik pret edhe 3 raste për gola të sigurtë. Roma tregohet cinike, në rastin e parë përpara, arrin të shënojë, Ibanez tund rrjetën për 1-2, që mbetet në fuqi deri në fund.

Suprizon Slavia Prague në Londër kundër Arsenal. Cekët barazuan në minutën e 94’ dhe rezultati 1-1 lë të hapur totalisht ndeshjen e kthimit pas një jave. Villarreal fitoi 1-0 në Zagreb ndaj Dinamos, duke parë një hapë para.