MENU
klinika

Premiera botërore

“Vitet e pritjes” shfaqet në: goEast!

20.04.2021 - 15:13

         Shfaqet ditën e sotme, premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes”, me regjinë e Esat Musliut.

Premiera do të vijë në festivalin prestigjioz “goEast- Festival of Central and Eastern European Film”, që mbahet në Wiesbaden, Gjermani, nga data 20 deri më 26 prill.

Restaurimi i filmit “Vitet e pritjes” u bë i mundur falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit me partnerët “Fabula Films, AV Preservation by reto.ch” dhe “Kastle Films”.

Procesi restaurues është realizuar nga regjisori Steven Kastrissios (i njohur për publikun shqiptar, për realizimin e filmit të parë horror në shqip “Bloodlands”).

Premierë në vitin 1990, në një kohë kur drama e emigracionit në Shqipëri po niste sërish, madje me e madhe se ajo e viteve ’30-të, ky film është bashkëpunimi i parë i regjisorit Esat Musliu me shkrimtarin Teodor Laço, bazuar mbi romanin e tij: “Lëndina e lotëve”.

Një roman kushtuar emigracionit me ngjarjet në vitet ’30-të – temë kjo, që është parë si plagë e shoqërisë dhe që autorit, i pëlqente ta quante “operacion që bëhet mbi plagën e varfërisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emigrimi, dramë e kahershme

“Vitet e pritjes” vjen i restauruar


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit