MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Vjen momenti i Qazim Laçit, gol në Francë

17.04.2021 - 22:36

Pas Nedim Bajramit dhe Florian Kamberit, në mbrëmje shënon edhe Qazim Laçi, mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili lënë sot shenjën e tij në suksesin e rëndësishëm 3-0 të skuadrës së Ajaccio në kategorinë e dytë franceze.

Në një sezon i cili në fakt ka qenë shumë larg pritshmërisë për ekipin e tij, që nuk u bë pjesë e luftës për ngjitjen në elitën e futbollit francez, për Laçin ky ishte goli i parë.

Mesfushori shënoi në ndeshjen kundër Niort, një skuadre e cila po ashtu si Ajaccio në këto javë lufton thjesht për të qëndruar larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Ajaccio dominoi ndeshjen duke shënuar dy herë që në pjesën e parë të sfidës. Por në minutën e 82-të erdhi momenti i Laçit.

Pas një aksioni që e nisi vetë në krahun e djathtë, ai u shfaq në hyrje të zonës dhe nisi një harkim perfekt me të majtën, me topin që u ndal poshtë kryqëzimit të shtyllave pavarësisht fluturimit të portierit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN