MENU
klinika

Nga ilaçet tek...

Vuani nga kapsllëku? Shkaktarët nuk janë ato që ju mendonit

21.04.2021 - 08:53

Një nga problemet e shumta që vuajnë njerëzit, është kapsllëku. Por cilat janë shkaktarët e këtij problem? Mjekët tregojnë se shkak është konsumimi i pakët i ujët, një dietë e vakët, pak fibra në dietë, apo një dietë e pasur me yndyra dhe karbohidrate, dhe shumë ushqime të përpunuara.

Po ashtu, kapsllëku është gjithashtu rezultat i një gjendje të traktit të zorrëve, të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS), divertikuliti, kandida ose një gjendje më e zakonshme si dehidrimi

Shkaktarë mund të jenë edhe ilaçet, ose probleme të tjera shëndetësore si anemia, fryrje të barkut, dhimbje barku, depresion, diarre , pagjumësi ose marramendje. Shpesh, përdorimi i laksativëve mund të ofrojë lehtësim të përkohshëm. Por përdorimi i tepërt i laksativëve do të çojë në kapsllëk kronik sepse trakti tretës bëhet i varur dhe pushon së bëri atë që duhet të bëjë natyrshëm.