MENU
klinika

Refugjat në Kukës...

11-vjeçari mes turmës ikanake, sot artist i famshëm

26.05.2021 - 11:30

       Fotografia që rrëfen historinë i përket vitit të tmerrshëm,.. 1999 në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Mes radhës së gjatë të kosovarëve të përndjekur nga serbët, dallohet 11-vjeçari Petrit Halilaj, i veshur me xhaketë jeshile – në arratinë prej Kosovës, në 1999-ën, në radhë për ushqim në Kukës, Shqipëri.

Sot, Petriti është një artist bashkohor që ekspozon punën e tij në shumë vende të botës, raporton Kultplus.


Halilaj ishte artisti që përfaqësoi Kosovën në pavijonin e saj të parë, për Bienalen e 55-të, të Venecies (2013) dhe gjithashtu, ka marrë pjesë në Bienalen e 6-të, të Berlinit (2010) dhe Bienalen e 15-të, të Lyonit (2019).

Ai ka prezantuar punën e tij, në ekspozita vetjake në shumë muze të famshëm në botë dhe qendra arti, si “Hangar Bicocca” (Milano, 2015), “Bundeskunsthalle” (Bon, 2015) ose “Muzeun e Ri” (New York, 2017), ndër të tjera.