MENU
klinika

Prokuroria do kërkojë riekspertim për armën që qëlloi

‘21 Janari’, rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës

27.05.2021 - 11:30

Rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës në 21 Janar të 2011, raporton News24.

Mësohet se prokuroria e Tiranës ka rinisur hetimet e pezulluara për një nga vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit 10 vite më parë.

Hetimet ishin pezulluar dhe vrasja e Aleks Nikës mbeti pa autor, ndërsa nuk u arrit të provohej se nga cila armë u qëllua viktima. Për këtë arsye mësohet se do të do të kërkohet riekspertim për të përcaktuar nga cila armë u qëllua.