MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të vuajë një fëmijë nga refluksi gastro-ezofageal?

31.05.2021 - 10:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të vuajë një fëmijë nga refluksi gastro-ezofageal?

Mjeku: Refluksi gastro-ezofageal mund të jetë i shprehur tek të rriturit, por mund të jetë shumë i dukshëm dhe tek fëmijët e vegjël.

Madje, mund të them se është shumë herë më i shprehur tek fëmjët e vegjël, por që me kalimin e kohës, kur tumusi fillon e merr formën e tij normale, tek një pjesë e fëmijëve ky problem zhduket, sikundër ndodh që tek një pjesë tjetër të vazhdojë për gjatë gjithë jetës, pra dhe kur rriten.

Kjo nënkupton se refluksin gastro-ezofageal, nuk është se e shohim të lidhur vetëm me moshën, pasi ka një shtrirje të gjerë, si tek fëmijët, ashtu dhe tek të rriturit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.