MENU
klinika

Policia jep detajet

Arrestohet një 45-vjeçar/ Plagosi me thikë dy fshatarët

27.05.2021 - 12:00

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, pasi mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë dy persona.

 

Në pranga u vu shtetasi me iniciale L.L banues në fshatin Orman-Pojan në Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


arrestohet shpërndarësi, e pëson dhe blerësi i lëndës narkotike

Sekuestrohen 23 doza heroine në Korçë