MENU
klinika

Moody`s rishikon ekonominë shqiptare

Barra e lartë e borxhit publik dhe sfida e skemave PBB

10.05.2021 - 16:29

Moody`s ka mbyllur rishikimin periodik të notës së borxhit të Shqipërisë. Ky veprim i gjigandit të vlerësimit nuk vlen si një vendim për notën e borxhit, pasi është në kuadër të rishikimit periodik me frekuencë dy herë në vit.

“Profili i kreditit të Shqipërisë, në “B1”, është i sforcuar nga vlerësimi në “ba3” i forcës së ekonomisë, duke reflektuar një ekonomi të vogël, të ekspozuar ndaj rreziqeve mjedisore, si dhe me një nivel të ulët diversifikimi, krahasuar me shtete të ngjashme sa i përket notës së borxhit, si dhe me një sërë sfidash strukturore”– thotë Moody`s mes reshtave në njoftimin për vendin tonë.

Sa i përket vlerësimit të forcës së qeverisjes dhe të institucioneve, me nnë botë në “ba2”, vihen në dukje përpjekjet e qeverisë për të vijuar me integrimin në Bashkimin Europian, duke adresuar dobësinë e vazhdueshme në drejtim të sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit.

Forca fiskale ndërkohë, me një notë në “b1” merr shtysë nga barra e lartë e borxhit publik si dhe detyrimet e prapambetura nga sektori energjetik si dhe nga varësia e lartë nga skemat e Partneritetit Publik Privat (PPP) për të nxitur investimet. Me një notë në “ba”, ndjeshmëria nga rreziqet, nxitet nga euroizimi i lartë i sektorit bankar, nënvizon mes të tjerash agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektet e mëdha të infrastrukturës

Borxhi i Shqipërisë vlerësohet me notën B1

CNN/ Çfarë po ndodh dhe çfarë pritet të ndodh?

Bizneset e mëdha po ‘zhyten thellë në detin e borxheve’

Nga The Economist/ Shumë prej tyre janë, por...

A janë ‘të dënuara’ kompanitë e naftës?