MENU
klinika

NBA

Befasohen Suns, Jazz mbajnë të vetëm kreun

06.05.2021 - 10:48

Philadelphia konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 135-115 ndaj Houston Rockets jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Embiid me 34 pikë e 11 rebound, lider në fushë për Philadelphia.

Po në Lindje, një nga sfidat më interesante të mbrëmjes ishte ajo mes Milwaukee Bucks dhe Washington Wizards. Vendasit e Bucks ia dolën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 135-134. Wizards bënë mjaft mirë në fraksionin e parë dhe të katërt të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Për miqtë Beal ishte në formë spektakolare, pasi e mbylli ndeshjen me 42 pikë të shënuara, 4 topa të rikuperuar dhe tre asiste, që gjithsesi nuk i shërbyen për asgjë skuadrës. Bucks mbeten në vendin e tretë, por vetëm 1 fitore larg Brooklyn Nets të vendit të dytë.

Në Perëndim, surprizë humbja e Phoenix Suns, 135-105 nga Atlanta Hawks, humbje që ndërlikon pozitat e Suns, që tashmë janë të dytët në renditje. Booker realizoi 30 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Atlantan, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Utah Jazz, që mposhti 126-94 San Antonio Spurs, në një ndeshje ku u dallua Clarkson, autor i 30 pikëve. Jazz nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren dhe fitoi me rezultat të thellë të tre fraksionet e para, duke i lejuar vetes një ulje të ritmit në pjesën e fundit të ndeshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN