MENU
klinika

"I shërben interesave të Rusisë"

Debati në Kosovë: Berisha i rrezikshëm për Shqipërinë

20.05.2021 - 09:56

Shpallja e Sali Berishës dhe familjes së tij “non grata” nga SHBA ka qenë temë diskutimi jo vetëm në emsionet në Shqipëri, por edhe ato në Kosovë.

Gazetari i njohur Bekim Kabashi ka folur në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës, Ai është shprehur se të gjithë shqiptarët duhet t’i gëzohen këtij lajmi pasi tregon se SHBA e sheh si alekat kryesor Shqipërinë.

Ndër të tjera ai ka dhënë edhe një tezë “interesante”. Kabashi është shprehur se pengimi i zhvillimit të Shqipërisë do të thotë kontribut për Rusinë, teksa shprehet se “roli proaktiv i SHBA në rajon është për të parandaluar rrezikun e fuqizimit të kundërshtarit në rajon”.

“Sali Berisha është një figurë historike shqiptare, kjo nuk duhet të kontestohet. Shqiptarët duhet ti gëzohohen këti vendimi të SHBA.

Atij i ndalohe hyrja në SHBA. Berisha ka pensoonur veten politikish, i kanë bërë edhe një favor duke u dhënë një pensionin politik.

Shqiptarët duhet t’i gëzohen këtij vendimi, pasi kjo lë të kuptohet se SHBA i kanë shqiptarët aleatin kryeson në rajon. SHBA flet për korrupsion, por nuk ka të bëjë me korrupsionin,

SHBA ka interesin gjeostrategjik të tyre me lider shumë më të korruptuar nëpër botë dhe që janë aktivë në politik.

Kur e shikon deklaratën duhet vënë theksi tek “minimi i demokracisë”, vitet e fundit Sali Berisha nuk është i rrezikshëm për Shqipërinë kur është në pushtet. Sali Berisha eshtë i rrezikshëm për fuqin e tij, për tu marr me politikë 24 orë.

Roli i tij është më i rëndësishëm se Basha. Berisha ka bërë thirrje mos pranohet rezultatet. Të sabotohet projekti amerikan.

Hyseni tha se është sponsorimzim i Rusisë, po e perifrazoj, përmes Sorosve. JO. Është e kundërta. Është pengimi i Rusisë, ne e dimë që në rajon është fuqizuar, jo vetëm në rajon por në botë kundërshtarë gjeostrategjik të SHBA, Rusia dhe Kina, dhe një pengim i zhvillimit të Shqipërisë do të thotë drejtëpërdrejt kontribut i Rusisë, pra me këtë rast ështtë penguar roli i Rusisë në rajon.

Unë e shoh një rol më proaktiv të SHBA me rajonin, për të parandaluar rrezikun e fuqëzimit të kundërshtarin në rajon,” tha Kabashi ndër të tjera në “politiko” në “Kanali10”.

REMOTE_ADDR:[]