MENU
klinika

Kategoria e Parë

Dinamo zyrtarisht në Superligë, Burreli mban vendin e dytë

09.05.2021 - 15:58

Dinamo është zyrtarisht në Kategorinë Superiore. Blutë e kryeqytetit nuk kanë gabuar ndaj Vorës, në takimin e luajtur në Pezë Helmës dhe tashmë sigurojnë matematikisht ngjitjen, duke u rikthyer pas më shumë se një dekade në elitën e futbollit shqiptar.

Dinamo shënoi nga një gol për secilën pjesë, duke fituar 2-0. Autor i golave ishte Mustafa Xhixhua, që realizoi në minutën e 12-të dhe 88-të. Tifozët blu festojnë, mëse e ligjshme kjo festë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Korabi dhe Burreli janë ndarë në barazim 1-1, një rezultat që u shkon për shtat matjanëve, që mbajnë vendin e dytë. Takahashi shënoi për miqtë në 44’, ndërsa Dida barazoi në 93’.

Do të luhet edhe një javë, ku Burreli do të ndeshet me Dinamon, ndërsa Vora pret Korabin. Blutë kanë siguruan ngjitjen, ndërsa nuk duket problem mbajtja e vendit të dytë nga ana e matjanëve.