MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Drita ndalet me Ballkanin, Prishtinën quajeni kampione!

09.05.2021 - 16:49

Pas tetë viteve, Prishtinën quajeni kampione të Superligës në Kosovë. Pas fitores 2-1 kundër Feronikelit, Prishtina shkon në 5 pikë nga vendi i dytë, kur mbeten edhe 2 javë nga fundi.

Ky sukses edhe nga barazimi 1-1 mes Dritës dhe Ballkanit. Kjo nënkupton bardhekaltrit mund ta sigurojnë titullin e parë që prej sezonit 2012/13 në ndeshjen e ardhshme kundër Gjilanit.

Drita mbetet ende në garë matematikisht, por Ballkani është jashtë saj edhe zyrtarisht. Ndërkohë, Trepça ’89 mposhti 2-1 Gjilanin në një ndeshje të rëndësishme për mbijetesë për mitrovicasit.

Llapi mundi 1-0 Besën në Podujevë, ndërsa Arbëria barazoi me Drenicën 1-1 në shtëpi. Lufta për mbijetesë mbetet ende shumë e paqartë, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit.