MENU
klinika

7 miliardë euro

Familja Glazer nuk e shet United, vendos çmim absurd

04.05.2021 - 13:47

Manchester United nuk është në shitje. Ky është verdikti i dalë nga familja Glazer, pronare e klubit historik anglez. Protestat e tifozëve nuk kanë lëkundur aspak pozitat e presidencës së “Djajve të kuq”, të cilët janë gati për të udhëhequr edhe për disa vite klubin me bazë në Manchester.

Përfshirja e pronarit në propozimet për një Superligë Evropiane ka rritur edhe një herë zemërimin midis bazës së protestave, protestat e fundit pjesë e një fushate të gjatë për të larguar pronarët amerikanë nga presidenca.

Familja Glazer gjithashtu ka marrë një letër të hapur nga Mbështetësit e Manchester United, me grupin e tifozëve që kanë edhe një listë të gjatë me kërkesa për presidencën. Ndër pikat kyçe është ai i barazpeshimit të pushtetit mes presidencës dhe tifozëve.

Sipas asaj që raporton tabloidi “The Guardian”, familja Glazer nuk është e interesuar të shesw klubin dhe e vlerësojnë atë më shumë se shtatë miliardë euro. Vlera reale e klubit sillet rreth tre miliardë euro, pasi vlera e tyre ka rënë në treg dhe ka të interesuar nga Arabia Suadite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN