MENU
klinika

Protesta kundër pronarit

Tifozët futen në fushë, shtyhet United-Liverpool

02.05.2021 - 18:50

Shtyhet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool. Ndodh e pabesueshmja në “Old Trafford”, ku këtë të diel ishte programuar për t’u zhvilluar kryendeshja e javës në Premier League, shumë e rëndësishme për zonën Champions, por që mund të shpallte matematikisht kampion Manchester City-n.

Qindra tifozë të “Djajve të Kuq” u futën në fushë para se të niste takimi, duke protestuar ndaj pronarëve të klubit. Tifozët dolën në fushë disa orë para ndeshjes. Ata kishin caktuar një takim për të protestuar kundër familjes Glazers, gjithnjë e më të kontestuar nga mbështetësit e United.

Tifozët u larguan nga zona përreth stadiumit pas orës 17:30, por ndeshja u shty për shkak të pamundësisë për të garantuar sigurinë e lojtarëve. Tifozët u futën në fushë dhe ishte e pamundur për t’i nxjerrë jashtë. Nuk dihet ande se kur do të luhet kjo sfidë.