MENU
klinika

"Metoda Montessori"

Fëmija nuk bindet? Shkaku mund të jeni Ju, Prindër!

11.05.2021 - 13:08

              “Në të vërtetë, duhet të gjejmë mënyra sesi ta mësojmë fëmijën, përpara se ai të kryejë një detyrë”

London, England, 1951, Italian educational reformer Maria Montessori, who evolved the Montessori method of teaching children, is pictured during a visit to the Gatehouse School, Smithfield (Photo by Popperfoto via Getty Images/Getty Images)

Mësuese, pedagoge, filozofe, mjeke, neuropsikiatre për fëmijët dhe shkencëtare, Maria Montessori e njohur në mbarë botën, për metodën edukative të njohur si Metoda Montessori, zbatuar kjo në mijëra kopshte, shkolla fillore, të mesme dhe të larta në botë, si dhe një ndër të parat femra diplomuar për mjekësi në Itali.

Këshillat e mëposhtme nga Maria Montessori, mbeten leksionet e përhershme për t’u ndjekur, në mënyrë që, para se t’i kuptojmë fëmijët tanë, të jemi të “mirëpërgatitur” për në botën e tyre…

Italian educator Maria Montessori with young children at her school in Smithfield, London, circa 1951. (Photo by Popperfoto via Getty Images/Getty Images).

Fëmijët mësojnë nga mjedisi ku janë.

 Kur një fëmijë kritikohet shpesh, mëson të kritikojë të tjerët.

Kur një fëmijë vlerësohet shpesh, mëson të vlerësojë të tjerët.

Nëse një fëmijë trajtohet në mënyrë armiqësore, do të mësojë të luftojë.

Nëse jeni të sinqertë me fëmijën, ai ka për të mësuar rëndësinë e të qenit i drejtë.

Nëse, shpesh talleni me të voglin, ai do të bëhet i ndrojtur.

Kur një fëmijë ndihet i sigurt, mëson edhe t’u besojë njerëzve.

 Nëse e bëni shpesh fëmijën të ketë turp, ai do të mësojë të ndihet gjithmonë fajtor.

Nëse një fëmijë shpesh inkurajohet, ai do të mësojë të ketë vetëbesim të lartë.

Nëse e mirëprisni reagimin e një fëmije, kështu do të mësojë të jetë i durueshëm.

 Nëse e mbështesim vogëlushin, ai do të fitojë besimin te vetja.

 Nëse fëmija rritet në një atmosferë pozitive dhe e ndjen se të tjerët kanë nevojë për të, ka për të mësuar sesi të gjejë dashurinë.

 Asnjëherë mos flisni keq për një fëmijë, pavarësisht nëse ju dëgjon ose jo.

 Përqendrohuni në edukimin dhe frymën pozitive te çdo fëmijë. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë hapësirë për të kundërtën.

Gjithmonë, dëgjojeni dhe kurdoherë kthejuni përgjigje pyetjeve të tyre, apo atyre që ato shfaqin kur ju drejtohen.

Respektojini fëmijët edhe kur bëjnë gabim. Në këtë mënyrë, do të jenë në gjendje ta rregullojnë më shpejt çfarë kanë bërë jo mirë.

 Gjithmonë jini të gatshëm për ndihmë, kur jua kërkon fëmija dhe mos i ndërhyni kur ta ketë gjetur atë që i nevojitet.

 Ndihmojeni fëmijën që të fitojë aftësitë që në vogëli. Kjo mund të arrihet vetëm nëse i siguroni një botë mbushur me butësi, paqe dhe dashuri.

Gjithmonë, fëmijëve mësojuni sjelljen e hijshme dhe tregojuni se, si të bëjë më të mirën që mundet.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit