MENU
klinika

Janë apo jo bashkë?

Flet për herë të parë miku i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

12.05.2021 - 10:15

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit 17 vite pas ndarjes së tyre. Pasi të dy morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel , ata udhëtuan bashkë drejt Yelloëstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për “E! News”.

Ndonëse ky lajm po qarkullon që nga dita e djeshme në media, nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga dyshja e as njerëz të afërt. Madje edhe miku i tyre më i mirë, Matt Damon, e ka mbajtur gojën mbyllur kur është pyetur në lidhje me këtë temë.

“Nuk ka mjaftueshëm pije alkoolike në botë që të më bëj të them diçka për këtë gjë”, është shprehur aktori sot për “Today”, duke shtuar se është hera e parë që e dëgjon se J.Lo dhe Ben ka pushuar bashkë.

Megjithëse ai mund të mos ketë ndonjë informacion të brendshëm për miqtë e tij (gjë që vështirë ta besojmë) Damon ka uruar që Jennifer dhe Ben të jenë vërtetë bashkë.

“Është një histori shumë e bukur. Shpresoj të jetë e vërtetë. I dua të dy… kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë ai.

Por, si erdhi kaq shpejt ribashkimi mes dy isha-ve? Burimet tregojnë për TMZ se Ben dhe JLo ishin në kontakt shumë të rregullt me ​​e-mail që prej fillimit të shkurtit kur ajo udhëtoi në Karaibe për të filluar xhirimet e “Shotgun Wedding”.

Thuhet që toni i e-maileve nuk ishte thjesht miqësor dhe vinte gjithmonë e më shumë duke u ngrohur. Burimet thonë se e-mailet gjithashtu i referoheshin dashurisë së JLo për shkrimet e Ben dhe përfshinin një rresht që ai të ishte në gjendje të “zotëronte zemrën e saj” me penën e tij. Mësohet se ata vazhduan t’i dërgojnë e-maile njëri-tjetrit disa me radhë, gjatë kohëzgjatjes së xhirimit të JLo, që përfundoi në fund të prillit. Thuhet se nuk kishte asnjë kontakt fizik ose takim ndërmjet tyre gjatë kësaj kohe, megjithatë email-et e bënë punën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN