MENU
klinika

Mposhtin Dinamon

Gafë e portierit Bakaj, Egnatia kampione e së Parës

22.05.2021 - 18:58

Egnatia është kampione e Kategorisë së Parë. Ekipi rrogozhinas mposhti 1-0 në finale Dinamon në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida është vendosur në sekondat e fundit të takimit, kur Shtubina shënon golin e fitores pas daljes së gabuar të portierit të Dinamos. Mesfushori shkodran përfiton dhe me portën e boshatisur nuk fal.

Menjëherë sapo topi ka përfunduar në rrjetë, arbitri vërshëllen mbylljen e takimit. Egnatia në 10 minutat e fundit humbi dy raste të pastra, një pikërisht me Shtubinën.

Gjithsesi, të dyja skuadrat vitin tjetër do të luajnë në Superligë, pasi zunë vendet e para në grupet përkatëse. Rrogozhinasit, përvec trofeut, përfitojnë edhe 30 milionë lekë të vjetra. Një shpërblim për sezonin e mirë që bënë me në krye trajnerin Gugash Magani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN