MENU
klinika

Kategoria e Dytë

Mbyllet sezoni, Shkumbini rikthehet në të Parën

22.05.2021 - 18:43

Mbyllet edhe sezoni i Kategoria së Dytë, që sot luajti javën e fundit. Shkumbini i Peqinit është rikthyer në të Parën, pas një viti në të Dytën si i përjashtuar një vit më parë.

Në vendin e fundit është ekipi i Miriditës që mbeti me 0 pikë dhe kthehet pas tri sezoneve në Kategorinë e Tretë. Kurse në sfidat e tjera, Luzi mposhti në shtëpi me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Adës, ndërsa Gramshi mposhti 1-6 në transfertë Mirditën.

Bulqiza triumfoi 0-3 në derbi me Klosin, ndërsa Tërbuni mori një fitore minimale 1-0 përballë Ilirisë. Ndërkohë që luajnë ndeshje shtesë për ngjitjen, Sopoti në vendin e dytë dhe Tërbuni në vendin e tretë, edhe këto dy ekipe që në të shkuarën kanë qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar!

Java e fundit

Valbona-Sopoti 2-1

Shehu 55′, Neziraj 59’/ Kullafi 22′

Klosi-Bulqiza 0-3

Myrta 34′, Balliu 54′, Merdini 88′

Luzi-Ada 5-0

Doka 21′, Selenica 34′, Ejum 77′, 86′, Doka 81′

Mirdita-Gramshi 1-6

Pergjegja 11’/ Balliu 2′, 73′, 75′, S.Solomon 15′, 59′, Duda 53′

Tërbuni-Iliria 1-0

Kaloshi 81‘