MENU
klinika

"Gradualisht do kthehemi në normalitet"

Greqia heq masat e veçanta kufizuese të disa rajoneve

24.05.2021 - 09:15

Masat e veçanta kufizuese antiCOVID-19 në disa rajone hiqen nga e hëna, më 24 maj në 06:00 të mëngjesit, sipas një njoftimi nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias, duke marrë parasysh të dhënat e përmirësuara epidemiologjike.

Kalymnos në rajonin e Egjeut Jugor ishte nën masa të veçanta kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19 që nga 5 maji.

“Nga e hëna, gradualisht do të kthehemi në normalitet, pas një përpjekjeje të madhe të bërë nga banorët gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Hardalias.

“Ne i falënderojmë ata për durimin dhe këmbënguljen e tyre, pasi falënderojmë të gjithë organet lokale për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre”, shtoi ai.

Zyrtari bëri thirrje edhe një herë për të qenë më të kujdesshëm dhe për të shmangur çdo grumbullim që mund të shkaktojë sërish probleme “Le të mbrojmë sezonin turistik që po fillon, ekonominë lokale, por mbi të gjitha shëndetin tonë dhe atë të njerëzve të tjerë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VOA/ Festimet u fashitën nga kufizimet

Bota e lodhur nga pandemia mirëpret vitin 2021