MENU
klinika

Valsi i trajnerëve

Jo vetëm Real Madrid, Allegri shikon edhe Napolin

21.05.2021 - 12:28

Valsi i trajnerëve në Europë sapo ka nisur. Në treg janë shumë emra të njohur, por për momentin dy janë më të lakuarit, Zidane dhe Allegri. Ky i fundit refuzoi stolin e Tottenham.

Sipas AS, 53-vjeçari italian i ka kërkuar përfaqësuesve të mos negociojnë me asnjë klub tjetër përveç Real Madrid. Allegri duket se është në pritje të lamtumirës së Zinedine Zidane nga Los Blancos. Ish-trajneri i Juventus ishte shumë afër madrilenëve edhe në 2018-ën.

Pasi fitoi Champions League për herën e tretë radhazi, Zidane vendosi të largohej dhe njerëzit e Perez kontaktuan Allegrin, i cili zgjodhi të qëndronte në Torino.

Por së fundmi ka një ofertë joshëse për Massimiliano Allegri. Ka të bëjë më shumë për anën sportive dhe qetësinë se sa me paranë. Është Napoli që e kërkon në vend të Gattusos. Kontaktet janë në progres, por ende nuk ekziston në parim një marrëveshje mes palëve.

Napoli, me rikthimin e mundshëm në Champions, do të fuqizohej dhe kërkon një projekt afatgjatë për t’u rikthyer te titulli, për më tepër tani që Juventus ka probleme. Edhe oferta financiare për Allegrin është joshëse. Mediat italiane shkruajnë se stoli i Realit është thikë me dy presa, ndërsa te Napoli ai mund të punojë më i qetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN