MENU
klinika

Do ia dorëzojë detyrën shefit të AWS-s, Andy Jassy

Kur do tërhiqet zyrtarisht Jeff Bezos nga pozita e shefit ekzekutiv?

27.05.2021 - 11:21

Shefi ekzekutiv i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, do të largohet nga kjo pozitë më 5 korrik, duke ia dorëzuar detyrën shefit të AWS-s, Andy Jassy, shkruajnë mediet e huaja.

“Ne e zgjodhëm atë datë sepse është e ndjeshme për mua, ditën kur Amazon u inkorporua në vitin 1994, saktësisht 27 vjet më parë”, deklaroi Bezos të mërkurën në takimin vjetor të aksionarëve të Amazon, takim ky që u zhvillua në formë virtuale.

Amazon pati njoftuar gjatë muajit shkurt që Bezos do ta linte postin më vonë gjatë këtij viti. Bezos do të kalojë në pozitën e kryetarit ekzekutiv të bordit të Amazon dhe pritet t’iu kushtojë më shumë kohë iniciativave sikurse Bezos Earth Fund, kompanisë së tij të anijeve kozmike Blue Origin, The Washington Post, dhe fondit Amazon Day 1 Fond.

Kompania i kishte mbajtur planet e trashëgimisë të qeta, megjithëse vëzhguesit spekuluan që Jassy ose Jeff Wilke do të ishte pasardhësi i mundshëm i Bezos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN