MENU
klinika

Premier League, Java 36

Leicester merr suksesin e sezonit, City shpallet kampion

11.05.2021 - 20:00

Gaboi në shtëpi ndaj Newcastle, por Leicester e ka shlyer menjëherë, duke marrë një nga fitoret më të bukura dhe më të rëndësishmet seonale. Dhelprat fituan 2-1 në Manchester ndaj United dhe tani Champions nuk duket problem.

Ndeshja është zhbllokuar pas vetëm 10 minutash. Ishin Dhelprat që kanë kaluar në avantazh me Luke Thomas. 19-vjeçari ka realizuar me një goditje shumë të bukur fluturimthi. Djajtë e Kuq barazuan 5 minuta më mbrapa me 19-vjeçarin Greenwood.

Leicester është kthyer në avantazh në pjesën e dytë, në 66’. Soyuncu ka kërcyer më shumë se të gjithë gjatë një goditje këndi dhe ka realizuar me një goditje të bukur me kokë. Mbyllet 1-2. Ky rezultat shpall kampion Cityn.