MENU
klinika

Nxehet merkatoja

Mbappe dhe Haaland, rrugët që i çojnë te Real Madrid

03.05.2021 - 20:05

Edhe pse Mino Raiola thotë se e ardhmja e një lojtari nuk varet kurrë nga një tjetër, e vërteta është se plani i Real Madrid është që të jetë në gjendje të sjellë Haaland në verën e 2022.

Norvegjezi është i vendosur të vishet i bardhë. Dhe tani për tani gjithçka po shkon sipas planit. Haaland ka thënë se do të qëndrojë për të paktën edhe një vit në Dortmund. Çelësi i kësaj është gjithashtu marrëdhënia e mirë që CEO i Borusias, Hans-Joaquim Watzke ka me Florentino Pérez.

Sidoqoftë, nëse Dortmund nuk kualifikohet në Champions League, mund ta nxisë largimin e norvegjezit. Borussia tani është një pikë larg pozicioneve që të japin mundësi të konkurrencës më të lartë dhe kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur në Bundesliga. Nëse Dortmund mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, ka gjasa që Haaland të kërkojë largimin.

Ai do të ishte në rrezik të karrierës në një sezon të tërë pa vitrinën e Champions League. Dhe nëse do të kërkohej zgjatje kontrate, Haaland me siguri do ta refuzonte.

Por ekziston një mundësi e tretë që do të ndryshonte renditjen e gjërave, dhe kjo është që PSG nuk pajtohet të shesë Mbappé këtë verë. Në atë rast, Madridi do të avanconte negociatat që Haaland ta sillte që tani. Gjithçka është e hapur për entitetin e bardhë, i cili në fakt po kërkon të sjellë së bashku dy yjet në Bernabéu e ri që po rimodelohet.

Sa i përket Mbappé, për Madridin është thjesht çështje pritjeje për të parë se çfarë bën PSG. Lojtari francez është i vendosur të luajë për Real Madrid në të ardhmen. Prandaj, ai po vonon në drejtim të rinovimit.

Mbappe ka pasur tri oferta në tryezë dhe u ka thënë jo të gjithave. Ai që është në udhëkryq është PSG. Ka vetëm dy mundësi nëse Mbappé nuk rinovon. Njëra është ta shesë atë këtë verë dhe të përpiqet të marrësh diçka prej saj. Tjetra është ta lërë të lirë në verën e vitit 2022, kjo e fundit pak gjasa të ndodhë, francezët nuk janë budallenj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protagonistët e titullit tek Inter

Dyshja “Lu-La”, Vidal dhe triumfi i Antonio Contes