MENU
klinika

Vepra para botës dhe zotit

“Mrekullitë ndodhin… por aq rrallë, sa e urrejnë përsëritjen”

28.05.2021 - 16:58

        Nëse në fushën e letërsisë ajo që ka vërtet rëndësi është vepra, jo emri, jo botimi, atëherë sfidoj këdo që ta provojë vërtet “punën”, sepse në këtë pikë mund të marrë një tjetër emërtim ose sfidë. Ndodh të shkojmë përtej rregullave. Kapërcehet egoja. Dërrmohemi në të gjitha kuptimet, më saktë  i vihet flaka asaj që është shkruar. Përndryshe, fshiheni punën në ndonjë sirtar ose valixhe, për sa kohë që jeni gjallë. Njëlloj siç bënë të mëdhenjtë: nga Dikinson, te Kafka, apo Kampo./Konica.al

Është material i tjetër bote, thelbi i ekstazisë, lot i kristalë. Po, po, sepse nëse vërtet e keni provuar një iniciativë të tillë (t’i themi gjërat troç), do të thotë që jeni shkëputur plotësisht nga gjërat e kësaj bote ose nuk jeni në gjendje të botoni. Kur të shkruarit bëhet arsye për të jetuar, kur poezia përqafon fatin tënd, kur gjithçka të çon drejt librit, është më se e natyrshme që të duash të shohësh të botuar frytin e punës tënde. Megjithatë, pengesa, e papritura, problemi i papandehur mund të ndodhë. Ç’është e vërteta, kjo është jeta: të jep mundësi, duke pretenduar revanshin. Sfida vetë në përsosmëri. Dhe nëse nuk shkëlqen për atë që je në të vërtetë, ajo është e gatshme t’iu shtypë me këmbë. Veç, pikërisht për këtë, mund të mos mjaftojë.

A do të jemi vërtet të gatshëm të ecim para, të vazhdojmë të shkruajmë, edhe nëse është e pamundur të botohet? Të detyruar seriozisht që duhet të kursejnë, në vend që ta rëndojmë veten me koston shtesë të një libri të ri; cilën zgjedhje do të zgjedhim… Nëse as shtëpitë e tjera botuese, – domethënëm, ato që nuk të paguajnë, – nuk duan të rrezikojnë të renë, autentiken; cilën zgjedhje do të zgjedhim… Ose do të vazhdojmë të shkruajmë, indiferentë. Ose do të vuajmë deri në atë pikë, sa të rrezikojmë, guximtarë të fajshëm, duke hedhur dorezën./Konica.al

Vijon të fryhet llogaria. Ne jemi krijuar për bukurinë, për lumturinë; duhet të plotësohemi! Megjithatë, jo të gjithë kemi lindur mes të mirave, me fat, fajtorë. Në të vërtetë, jo të gjithë e praktikojnë tradhtinë. Madje, kush është besnik i sakrificës, befas mund të shohë një mur që i lartësohet gjithnjë e më shumë para syve. Dhe muri shkakton dhimbje. Më pas, prej atij momenti, gjithçka do të jetë edhe më e vështirë. Ky pra është mërgimi i vërtetë…

Ndonjëherë nuk mjafton që dikush të të ndalojë të paraqesësh atë që ke shkruar, sepse ata janë mendjengushtë krahasuar me një gjeni me një vështrim kaleidoskopik. Mendoni se kjo ishte gjëja më e ulët që mund t’ju ​​ndodhte. Nga ana tjetër, në botë duhet të jesh vërtet gati për gjithçka, edhe nëse nuk je i përgatitur për goditjet e papritura të jetës. Sidoqoftë, zëri i poetit e vijon rrugëtimin përmes dyshimeve, që e shtrëngojnë si ngërçet lirinë e shprehjes. Një poet, të cilin e respektoj shumë, këmbëngul se, në të vërtetë, e vetmja gjë që ka rëndësi është puna. Ka të drejtë, por këtu ekzistojnë pritshmëritë. Dikush mund të pyesë se kur do të dalë libri tjetër… Dikush ju kupton, madje detyrohet të heqë dorë nga leximi i radhës, nëse libri është vërtet gati. Me pak fjalë, pikërisht në momentin kur gjërat duket sikur fillojnë të lëviznin në drejtimin e duhur, perëndia Para qëndron mes teje dhe botës. Dhe është e pamundur që dikush t’ju ndihmojë.

Mrekullitë ndodhin ndonjëherë. Mirëpo, ato janë aq të rralla, saqë shpesh urrejnë të përsëriten. Pra, në këtë pikë duhet të jesh i gatshëm për gjithçka, të vetëdijshëm se nuk kemi asgjë më shumë për të humbur. Gjakftohtë si hienat, edhe një herë do të besojmë tek e pamundura, absolutisht të vendosur për të djegur dorëshkrimin e ri. Për çdo rast, përgatituni për të shkëmbyer një ‘mirupafshim’ me një ‘lamtumirë’./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Biblioteka e Babelit"

Borges dhe letërsia imagjinare

Përkthyer nga Mira Meksi

Jorge Luis Borges: Mrekullia e fshehtë