MENU
klinika

Historike

Muzeu i Luvrit i kalon një gruaje

27.05.2021 - 09:10

       Laurence des Cars është emëruar drejtuesja e ardhshme e Muzeut të Luvrit në Paris, duke shënuar herën e parë që muzeu i famshëm i artit, në kryeqytetin francez, më i madhi në botë, ka një grua në krye… pas 228 vjetësh.

“Des Cars do të pasojë Jean-Luc Martinez, në shtator”, –  njofton ministria e Kulturës.

Laurence des Cars, drejtore aktuale pranë “Musée d’Orsay”, është emërohet si drejtuese e Luvrit, muzeut më të madh në botë, i vizituar në vitin 2019, nga 10 milion njerëz. Historiania e artit është vlerësuar në përpjekjet e saj, për të zgjeruar sallat e ekspozitave të muzeve pariziane.

Nga 1 shtatori, ajo do të jetë gruaja e parë që luan rolin e drejtoreshës së Luvrit, pas disa muaj tranzicioni, nën drejtimin e Jean-Luc Martinez, drejtori aktual. Laurence des Cars është caktuar në detyrën e vështirë, për të pasuar Jean-Luc Martinez, drejtor prej tetë vjetësh, përgjegjës për suksese të mëdha, por edhe polemika. Pas dy mandateve, arkeologu 57-vjeçar priste të tretin… Nën dretimin e tij, “Luvri” ka arritur pragun e 10 milion vizitorëve dhe vetëm ekspozita e Leonardo da Vinçit, nga tetori 2019 deri në shkurt 2020, ka kaluar mbi një milion vizitorë, një tjetër rekord ky. Martinez e hapi “Luvrin” drejt një audience të re, por sipas kritikëve të tij, ai pranoi shumë kompromise me marketingun dhe markat e mëdha, nga “Louis Vuitton” për çantat, Jeff Koons me imazhin e “Mona Lizës”, tek Airbnb për nismën “një natë me Mona Lizën” e deri në marrëveshjet me orët “Swatch”, me faqen kineze “Alibaba” dhe koncesionin e Luvrit, për një video të këngëtares Beyonce, e cila paraqiti në “Élysée” projektin ku reflekton “sesi ‘Luvri’, mund të jetë plotësisht bashkohor. Ka shumë për t’u treguar të rinjve, është një thesar për shoqërinë “.

Masa e parë, do të jetë krijimi i departamentit të nëntë, kushtuar Bizantit dhe të Krishterëve të Lindjes (Stefano Montefiori, në “Courrier” (Afp).

Ajo u emërua si drejtore e ardhshme e Luvrit, nga Presidenti Emmanuel Macron, pas sugjerimit nga ana e ministres së Kulturës, Roselyne Bachelot-Narquin.

“Luvri” njihet si një nga muzetë më të vizituar në botë; arenë e veprave të shumta sa dhe të mirënjohura, bashkë me të famshmen “Mona Lisa” – Da Vinçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Da Vinçi rekord vizitash

Luvri hapi dyert 3 ditë për 24 orë

Qoshkat e fshehta të artit

Luvri i mbyllur i thesareve…