MENU
klinika

Serie A, Java 36

Napoli me 5 yje, Champions nuk duket problem

11.05.2021 - 21:47

Napoli me shumë mundësi do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. Të kaltrit fituan 4-1 në shtëpi ndaj Udineses dhe ngjiten provizorisht në vendin e dytë.

Napoli shënoi nga dy gola për secilën pjesë loje. Zielinski shënoi golin e parë në 28’. Pa kaluar as tri minuta, Ruiz shënon golin e dytë. Zielinski ishte sërish protagonist me pasimin e tij. Okaka në 41 ngushton në 2-1.

U duk se miqtë hapën lojën, por në 56’ Lozano con shifrat në 3-1. Dhjetë minuta më vonë Di Lorenzo thuajse mbyll ndeshjen. Insigne në 91’ shënon golin e pestë, duke shkëlqyer në këtë ndeshje. Hysaj e nisi titullar dhe u zëvendësua në 84’.