MENU
klinika

Planet

Në Hënë mund të përdoret WhatsApp dhe të shikohet Netflix

28.05.2021 - 10:27

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të flasin me miqtë e tyre nëpërmjet WhatsApp.

Madje mund të shikojnë edhe Netflix. Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të orbitojnë rreth Hënës.

Nick Shave, zv/president i programeve strategjike të Inmarsat, tha: “Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”. Në dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë, që tashmë do të jenë më të lehta për astronautët, që nuk do t’i humbin serialet e preferuara.