MENU
klinika

Rastet e dyshimta për votim të dyfishtë

Nënkomisionerja: Dyshime se shenjat e gishtave janë të…

19.05.2021 - 08:51

Mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në qarkun Gjirokastër.

Nënkomisionerja shtetërore e zgjedhjeve, Lealba Pelingu do t’u përgjigjet pyetjeve të PS për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik i cili ka nxjerrë në qarkun Gjirokastër 74 raste të dyshimta.

Sipas PS, rastet e dyshimta janë shenjat e gishtave të operatorëve për mirëmbajtjen e pajisjes e identifikimit elektronik gjatë ditës së votimit.

Pelingu: Ka dyshime që shenjat e gishtave janë të operatorëve. Kjo mbetet për një hetim te thelluar. do të duhet të verifikohen materialet filmike dhe KLQZ ka detyrimin që të paraqesë këto materiale dhe t bëjë verifikimet për të konkluduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN