Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i ndanë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin disa javë më parë.
“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja në një deklaratë të përbashkët pas ndarjes.
Tashmë që gjërat mes tyre kanë marrë fund, Alex duket se i ka dërguar një mesazh të koduar Jennifer përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar në Instagram një foto me vajzat e tij, Natasha dhe Ella, ku të tre shihen duke konsumuar darkën bashkë.
“Din Din me vajzat e mia”, ka shkruar Alex përkrah fotos.
Ajo që bie në sy është se në tavolinën e tyre ka shumë vende bosh, që më parë i zinte Jennifer së bashku me binjakët e saj, Max dhe Emme.
“Dikush mungon”, shkroi një komentues në postimin e Alex.
Megjithëse vendi i Jennifer nuk është plotësuar, Alex duket se është i lumtur për momentin në jetën e tij familjare me të bijat. Ndaj këtë foto disa e kanë përkthyer si një mesazh që Alex i dërgon Jennifer vetëm pak ditë pas ndarjes.
Nga ana tjetër kujtojmë se Jennifer këto ditë po flitet se është ribashkuar me Ben Affleck 17 vite pas ndarjes së tyre. Ata të dy u panë dhe fotografuan bashkë për pushime ne Montana dhe kaq mjaftoi që t’i vihej vula ribashkimit.