MENU
klinika

Mourinho do ekip konkurrues

Propozimi i fundit, Buffon për një sezon te Roma

14.05.2021 - 19:46

Mourinho kakërkuar në drejtuesit e Romës 4 përforcime, nga një për secilin rol, më saktë: një mbrojtës i plotë, një mesfushor, një sulmues dhe një portier.

Për mbrojtjen janë disa alternativa, që do të kompesohet edhe me largimin e dy mbrojtësve, pra si të thuash paratë janë për këtë sector. Në mesfushë nuk është imediate, po studiohen disa pista.

Në sulm, një nga alternativat është rikthimi i Justin Kluivert dhe këtë trajneri portugez e ka bërë publike. Problemi më madhor është porta. Që pas largimit të Allison, Roma ka vuajtur shumë në këtë drejtim.

Pau Lopez dhe Mirante nuk jap garanaci dhe me shumë mundësi do të largohen. Por në treg janë të paktë portierë të lirë cilësorë ose me kosto të ulët. Kështu që është hedhur ideja për Gigi Buffon, që tashmë e ka bërë publik largimin nga Juventus.

Buffon tregoi edhe njëherë se nuk i ka humbur reflekset, teksa në ndeshjen e fundit priti penallti, duke u bërë portieri më i vjetër në Itali që arrin ta bëjë këtë. Të paktën për një sezon, Buffon mund të jetë garanci për Romën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN