MENU
klinika

“Të presësh të vdekurit e Bashkisë është…”

Rama thumbon kryebashkiakun e Vlorës gjatë inspektimit të…

02.05.2021 - 12:15

Kryeministri Edi Rama këtë të diel, inspektoi punimet në “Lungumaren 2”, në Vlorë, e cila do të kthehet në një plazh publik, sipas të gjitha standardeve evropiane.

Teksa inspektonte punimet, në shoqërinë e dy përfaqësuesve të firmës, kryeministri interesohej për detajet.

Në një moment ai pyet për fushën e basketbollit dhe ambientet e tjera sportive. Përfaqësuesi i firmës, tha se njëra prej tyre ka përfunduar nga kryebashkiaku Dritan Leli, ndërsa të tjerat, do të jenë gati para sezonit turistik.

Sakaq, Rama nuk nguroi të sulmonte kryebashkiakun Leli, e nxiti përfaqësuesit të vazhdojnë punimet e të mos presin kryebashkiakun.

Rama: Pishina e fëmijëve, me ujë të ëmbël, apo të kripur?

Përfaqësuesi i firmës: Janë të dyja variantet

Rama: Ndërkohë atë fushën e basketbollit aty?

Përfaqësuesi i firmës: Njëra është bërë, e ka bërë Leli. Fusha e futbollit është bërë. Tek njëra është qepur qilimi. Edhe të tjerat do të bëhen, për sezon do të jenë gati.

Rama: Ta bëjmë ta mbarojmë sepse të presësh të vdekurin e bashkisë, është…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vijon puna për të pritur sezonin turistik"

Rama inspekton punimet në Lungomare