MENU
klinika

Serie A, Java 35

Reagon Roma, 5 gola ndaj Crotones

09.05.2021 - 19:02

Roma ka reaguar menjëherë pas protestës së tifozëve verdhekuq. Kryeqytetasit fituan 5-0 në “Olimpico” ndaj vendit të fundit Crotone. Një sukses që mban verdhekuqtë në zonën europiane.  

Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë. Mayoral hapi serinë e golave në 47’, Pellegrini dyfishoi në 70’. Po ky lojtar 3 minuta më pas do të shënonte edhe golin e tretë.

Mkitaryan në 78’ con shifrat në 4-0, ndërsa Mayoral në 90’ mbyll në 5-0. Marash Kumbulla luajti titullar për 90 minuta, duke treguar një formë të mirë sportive.