MENU
klinika

Formula 1

Rokadë pistash mes Stambollit dhe Baku?

11.05.2021 - 11:52

Pandemia ka krijuar mjaft probleme në sportin e Formula 1, që deri më tani ka zhvilluar 4 gara këtë sezon dhe planifikon të organizojë 23 në total, një rekord. Deri më tani, gara e Australisë është shtyrë në nëntor, gara e Kinës është anuluar dhe po ashtu ajo e Kanadasë.

Gara kanadeze u zëvendësua me atë të Turqisë, por mediat britanike bëjnë me dije se mund të ketë një rokadë mes garës së Turqisë, që zhvillohet në Stamboll dhe asaj të Azerbajxhanit, që zhvillohet në Baku. Pritet që dy garat të shkëmbejnë datat për shkak të pandemisë.

Shkak është bërë vendimi i marrë nga Franca dhe Anglia, që kanë futur Turqinë mes vendeve në rrezik të lartë dhe personat që vijnë nga ky shtet duhet të bëjnë 10 ditë karantinë të detyrueshme.

Kjo krijon probleme për skuadrat, pasi shtatë ekipe janë angleze dhe nuk kanë kohë të përgatiten për garën e Francës më 27 qershor, e cila është pas asaj të Stambollit 13 qershor. Ndërkohë që, më 6 qershor është planikuar gara në Baku, ndaj mund të ketë një ndryshim datash.

Mendohet që më 6 qershor të zhvillohet gara e Stambollit dhe një javë më pas, më 13 qeshor, ajo e Baku. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë karantinë dhe gara e Francës do të zhvillohet normalisht me 27 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN