MENU
klinika

Formula 1

Hamilton nuk njeh rivalë, triumfon edhe në Spanjë

09.05.2021 - 15:43

Lewis Hamilton nuk njeh rivalë edhe për këtë sezon. Piloti britanik triumfon edhe në garën e Montmelos të Barcelonës, e treta sezonale për të, duke kryesuar bindshëm Botërorin e këtij viti.

Hamilton u nis i pari, por e humbi këtë pozicion, teksa Max Verstappen edhe njëherë tentoi të surprizonte. E bëri këtë deri në xhiron e 60-të, por futja vetëm njëherë në bokse i kushtoi shumë pilotit të Red Bull, që u parakalua nga kampioni botës. Vetëm vend i dytë për holandezin, por që në fund regjistron xhiron më të shpejtë.

Në vend të tretë Valtteri Bottas, që edhe njëherë tjetër tregon se nuk mund të ndjekë ritmin e dy pilotëve të parë. Ferrari përmirësohet, vend i katërt për Charles Leclerc, që në një moment mundi të luftonte edhe për vendin e tretë.

Pastaj me radhë, Perez i pesti, Riccardo i gjashti dhe vetëm i shtati Sainz, që nuk arriti të bëjë sërish ndonjë përmirësim. Vetëm një pilot i dalë jashtë për këtë garë. Një garë e vendosur nga strategjitë në bokse me gomat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN