MENU
klinika

Teknologjia avancon dita-ditës

Samsung sjell celularë me kamera të “padukshme”

05.05.2021 - 09:42

Me Galaxy Z Fold 3, Samsung ka fshehur plotësisht kamerën selfie nën ekran për herë të parë.

Pas viteve të kërkimit dhe zhvillimit, duket se koha e këtij telefoni po vije.

Me Galaxy Z Fold 3, Samsung do të paraqesë për herë të parë një telefon inteligjent në të cilin kamera e përparme është plotësisht e padukshme nën ekran, transmeton Telegrafi.

Asnjë vrimë për kamerë nuk do të jetë e nevojshme, siç sugjerojnë rrjedhjet që kanë qarkulluar në internet. Telefoni inteligjent i palosshëm mund të paraqitet së bashku me Galaxy Z Flip 3 që nga korriku.

Nuk ka më vrimë të kamerës

Sipas imazheve të rrjedhura, Samsung ka të ngjarë të mbështetet në teknologjinë OLED.

Samsung tashmë e kishte treguar konceptin në një spot në fillim të këtij viti.

Sipas fotove të rrjedhura, të cilat ka të ngjarë të vijnë nga materiali i fotografuar i marketingut, telefoni inteligjent i palosshëm tani po merr gjithashtu një ekran të tillë.

Përveç kamerës së padukshme, Galaxy Z Fold 3 do të pajiset me një stilolaps të ri hibrid.

Sipërfaqja e ekranit duhet të jetë më pak e ndjeshme ndaj gërvishtjeve sesa versioni i mëparshëm.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit