MENU
klinika

Si do të procedohet?

Shtyhet afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2020

12.05.2021 - 12:02

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë individët rezidentë dhe jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë deklarues të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) 2020, që afati i dorëzimit të deklaratës dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale është shtyrë deri në datën 30 qershor 2021.

Sipas njoftimit dorëzimi i Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA) 2020 në Administratën Tatimore dhe pagesa e detyrimit (nëse rezulton), bëhet jo më vonë se data 30 Qershor 2021 ndërsa sanksionet Administrative që mund të aplikohen, falen, me kushtin që dorëzimi i deklaratës dhe pagesa e detyrimit të rezultuar të kryhen deri në datë 30 Qershor 2021.

DPT bën me dije se Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Për më shumë informacion ju mund të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së ndërsa do të mund gjeni edhe “Udhëzuesin për mënyrën e regjistrimit për herë të parë për DIVA” duke klikuar këtu!