MENU
klinika

Sqaron agjenti i CR7

“Sporting? Jo, Ronaldo ka plane të tjera”

14.05.2021 - 19:31

Dy ditët e fundit është folur për një rikthim të Cristiano Ronaldos të Sporting Lisbonë, por nuk do të jetë kështu. “Cristiano Ronaldo është krenar për titullin e fituar nga Sporting, por planet e tij nuk kalojnë nga Portugalia për momentin”.

Kjo ishte deklarata e bërë nga menaxheri i CR7, Jorge Mendes, në një intervistë të dhënë për Record në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Juventus.

Mundësia e një kthimi të Cristiano-s te Sporting ka marrë formë pas deklaratave të bëra nga mamaja e CR7, Dolores Aveiro, para pak ditësh. E ardhmja e ish-yllit të Real Madrid mbetet për t’u shkruar dhe shumë do të varet nga kualikimi ose jo i Juventus në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN