MENU
klinika

Wembley me 60 mijë tifozë

Anglia thyhet përballë presionit të UEFA-s, heq kufizimet

22.06.2021 - 16:19

Stadiumi “Wembley” në Londër do të jetë i hapur në 75% të kapacitetit për ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Euro 2020. Stadiumi më i madh anglez do të lejojë deri në 60 mijë tifozë për dy ndeshjet e rëndësishme të korrikut.

UEFA pak ditë më parë e kërcënoi Anglinë se do e zhvendoste finalen nga Wembley në rast se nuk hiqte kufizimet për lëvizjen e tifozëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria britanike ka reflektuar duke i hequr të gjitha kufizimet dhe finalja e Evropianit do të luhet me kapacitetin më të madh të parë ndonjëherë në Angli gjatë periudhës së pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN