MENU
klinika

Sa kushon një kopje?

Ankand për Xhokondën e rreme

07.06.2021 - 18:57

       Bëhet fjalë për kryeveprën e gjeniut të Rilindjes. Buzëqeshja më magnetike në botë, njëherësh më misteriozja dhe shikimi i hedhur larg, që duket se kapërcen kohërat. Madje, krejt shpërfillës që zhbën vetë kohën. 

E me gjithë shkëlqimin verbues të gjenisë, subjekti është bërë “muzë” për disa autorë të guximshëm… Bota, ka njohur edhe variantet e tjera të portretit më intrigues; “Mona Lisa” e pasRILINDJES.

“Xhokonda”, së shpejti në ankand?

Është shtëpia e ankandit “Christie’s”, që do të shesë në internet “Mona Lisa Hekking”, kopja e njohur e shekullit XVII, që pronari Raymond Hekking, e kishte mbrojtur si autentike, në vitet 1960.

Kjo pikturë pushtoi faqet e para të gazetave dhe emisionet në radio, deri në SHBA, pasi ishte blerë nga një tregtar antikuaresh në rajonin e Nicës (Franca e Jugut), nga ky koleksionist i pasionuar, kujtoi shtëpia e ankandeve.

Vepra është vlerësuar rreth 200 000-300 000 euro, ndërsa shitja do të mbahet nga 11 deri më 18 qershor, pranë qendrës së ankandeve “Christie’s”.

Deri në vitet 1960, Raymond Hekking, i pasionuar për artin, e mbrojti autenticitetin e kësaj tabloje para historianëve të artit dhe medies. Ishte piktura që ruhej në Muzeun e Luvrit, që ai e vuri në dyshim, duke kërkuar nga muzeu të provonte se Leonard da Vinçi, ishte me të vërtetë autori i kësaj vepre.

I bindur se kryeveprën e Leonardos e kishte ai në pronësi, ai mendoi se nuk ishte “Mona Lisa” e vërtetë, vepra që iu kthye “Luvrit” në vitin 1914, tre vjet pas grabitjes në 1911-ën, nga italiani Vincenzo Perugia, por në vend të saj ishte një kopje.

Pas vdekjes së Raymond Hekking, më 1977, piktura i përkiste familjes.

Për Pierre Etienne, drejtori ndërkombëtar i departamentit të pikturave antike pranë “Christie”, ajo është ilustrimi perfekt i magjepsjes që “Xhokonda” ka pasur gjithmonë dhe po ushtron gjithnjë e më shumë.

“Mona Lisa” hyri në koleksionet e Francois I, menjëherë pas vitit 1517. Disa kopje u bënë më vonë, në fillim të shekullit të XVII, duke përfshirë edhe “pronën” e zotit Raymond Hekking.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt

Ezra Paund-parajsa e thyer

A kishte qenë poeti i çmendur?


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen