MENU
klinika

NBA, play-off

Bucks barazojnë Nets, finalisti del nga dueli i shtatë

18.06.2021 - 09:39

Vijon rivaliteti në gjysmëfinalet e play-off të NBA. Ekipi i Milwaukee Bucks fitoi 104-89 ndaj Brooklyn Nets në gjysmëfinalen e gjashtë, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve në Konferencën e Lindjes.

Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Middleton me 38 pikë e 10 rebound, mbështetur nga Antetokounmpo me 30 pikë e 17 rebound. Kjo dyshe bëri diferencën në parket.

Basketbollistët e Nets u fokusuan të bllokonin Antetokounmpon, por trajneri i Bucks kishte zgjedhur strategji tjetër, duke i dhënë hapësirë lojtarëve të tjerë. Një skemë që rezultoi e frytshme, pasi në fund ishin 15 pikë diferencë.

Për miqtë, Kevin Durant realizoi 32 pikë e 11 rebound, por i vetëm nuk pati asnjë shans të ndalë Bucks. James Harden realizoi 16 pikë, ende larg formës së tij më të mirë, ndërkohë që munoi sërish  Kyrie Irving. Ndeshja e shtatë dhe e fundit do të luhet pas dy ditësh në fushën e Brooklyn. Është sfida e parë ku finalisti në Lindje do të dalë nga dueli i shtatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN