MENU
klinika

NBA, play-off

Dy surpriza të mëdha në dy konferencat

17.06.2021 - 08:48

Ndodhi ajo që pak e kishin parashikuar në fazën play-off. Në ndeshjet e fundit, dy nga skuadra që kishin udhëhequr thuajse gjatë gjithë sezonit të rregullt në dy konferencat e NBA, janë mundur dhe tashmë rrezikojnë të eliminohen.

Atlanta Hawks udhëheq 3-2 serinë e gjysmëfinaleve play off ndaj Philadelphia në Konferencën e Lindjes, pas fitores 109-106 në transfertë. Një fitore e jashtëzakonshme e ekipit mik që përmbysi një disavantazh prej 26 pikësh dhe tashmë është pranë finaleve.

Young realizoi 39 pikë, duke qenë lider në fushë për Atlanta Hawks. Në kahun tjetër u dalluan Embiid me 37 pikë e Seth Curry me 36, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Jashtë fushe fitoi edhe ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi 119-111 Utah Jazz, sukses që çon kalifornianët në avantazh 3-2 me ndeshje. Edhe pse mungoi Leonard, kjo nuk ndikoi te Clippers.

George realizoi 37 pikë e 16 rebound, mbështetur nga Morris me 25 pikë e Jackson me 22 pikë. Për Jazz u dallua Bogdanovic me 32 pikë, por që mbetën për statistikë. Nga 2-0 për Jazz, tashmë Clippers udhëheqin 3-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN